• e premte, 05 korrik 2024

Katërmbëdhjetë viktima në bombardimin e një ndërtese banesore në afërsi të kampit të refugjatëve Nusejrat

Katërmbëdhjetë viktima në bombardimin e një ndërtese banesore në afërsi të kampit të refugjatëve Nusejrat

Gazë, 14 maj 2024 (MIA) - Të paktën 14 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë natës në një sulm të aeroplanëve luftarakë të armatës izraelite (IDF) ndaj një ndërtese banesore në jug të kampit të refugjatëve Nusejrat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Aeroplanë të IDF e bombarduan pjesën perëndimore të qytetit Gazë dhe kampin e refugjatëve Xhabalia në pjesën veriore të Rripit të Gazës, informuan mediat palestineze.

Burime medicinale nga Rripi i Gazës bëjnë të ditur se më shumë se 35 mijë njerëz në Rripin e Gazës janë vrarë, ndërsa gati 79 mijë janë lënduar në luftën e Izraelit kundër Hamasit nga 7 tetori i vitit të kaluar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR