Katër zjarrfikës të lënduar lehtë gjatë intervenimit të sotëm të një objekti në rrugën drejt Kodrës së Diellit
- Me katër zjarrfikës të lënduar lehtë ka përfunduar intervenimi për shuarjen e objektit në rrugën nga Tetova drejt Kodrës së Diellit, të filluar këtë mëngjes rreth orës 6. Zjarrfikësit kanë intervenuar më shumë se katër orës vetëm që të shuhet zjarri, ndërsa kanë qëndruar atje nëse paraqitet nevoja për intervenim të ri gjatë shuarjes së materialit të djegur.
Tetovë, 14 shtator 2023 (MIA) - Me katër zjarrfikës të lënduar lehtë ka përfunduar intervenimi për shuarjen e objektit në rrugën nga Tetova drejt Kodrës së Diellit, të filluar këtë mëngjes rreth orës 6. Zjarrfikësit kanë intervenuar më shumë se katër orës vetëm që të shuhet zjarri, ndërsa kanë qëndruar atje nëse paraqitet nevoja për intervenim të ri gjatë shuarjes së materialit të djegur.
"Është djegur një pjesë e objektit, ku prodhohet mobilje dhe dihet që ka materiale druri. E kemi shpëtuar nga zjarri pjesën e sipërme. Ishte vështirë të hyjmë edhe për shkak të nxehtësisë. Është intervenuar me dhjetë automjete. Pas katër orëve zjarri është shuar, por kemi ekipe kujdestare atje, po ndiqet situata sepse ka nxehtësi të madhe dhe po nxirret materiali i djegur, nëse ka nevojë që të intervenohet sërish", informoi komandanti Avni Ameti.
Katër zjarrfikës kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre edhe vetë komandanti.
“Janë lënduar lehtë, me plagë në hundë, këmbë dhe për shkak të thithjes së tymit”, informoi Ameti.
Njësiti territorial i zjarrfikësve të Tetovës vazhdon intervenimin në Dobërcë, ku nga e shtuna po digjet një deponi. Sot kanë pasur ndërhyrje në natyrë edhe në Çellopek dhe Tearcë. mb/
Foto: MIA