• e premte, 05 korrik 2024

Katër persona janë lënduar gjatë përplasjes së dy veturave, njëra e drejtuar nga një fëmijë 13-vjeçar

Katër persona janë lënduar gjatë përplasjes së dy veturave, njëra e drejtuar nga një fëmijë 13-vjeçar

Tetovë, 19 korrik 2023 (MIA) - Një burrë i moshës 46 -vjeçare dhe një grua e moshës 27-vjeçare janë lënduar rëndë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe një fëmijë i moshës 13-vjeçare dhe një djalë i moshës 26-vjeçare gjatë përplasjes së dy veturave dje në rrugën Çellopek - Miletinë. 

Sipas mbikëqyrjes së policisë njëra veturë drejtohej nga një fëmijë i moshës 13-vjeçare. 

"Dje në ora 16:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Çellopek-Miletinë, në Çellopek të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku me dy automjete të udhëtarëve me targa regjistrimi të Tetovës. Një automjet i llojit 'Folsfagen golf' i drejtuar nga 26-vjeçari A.T. nga Miletina e Tetovës dhe një automjet tip 'bmv' i drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar nga Çellopeku. Në aksident pasagjerët nga 'golfi' S.T.(46) dhe 27-vjeçari M.B. nga Miletino kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy vozitës janë konstatuar me lëndime trupore në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore, ka njoftuar sot Marjan Josifoski", zëdhënësi i SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit mbikëqyrje ka kryer ekipi i SPB Tetovë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR