• e premte, 05 dhjetor 2025

Katër persona, dy prej të cilëve të mitur, janë arrestuar për të shtënat në Tetovë

Katër persona, dy prej të cilëve të mitur, janë arrestuar për të shtënat në Tetovë

Tetovë, 12 gusht 2025 (MIA) - Policia e Tetovës sot informoi se pas të shtënave të së dielës, dje janë arrestuar katërpersona, dy prej të cilëve janë të mitur dhe dy femra të moshës 19 dhe 41 vjeç.

Policët kryen bastisje para arrestimit, me ç'rast janë gjetur edhe lëndë në interes të hetimit.

"Më 11.08.2025 në periudhën prej orës 12:50 deri në orën 15:00 në f.Gajre, në pajtim me urdhrin gjyqësor, ndërkaq lidhur me të shtënat që ndodhën më 10.08.2025 në Tetovë, është kryer bastisje në disa lokacione në f.Gajre, tetovë, me ç'rast janë gjetir lëndë të cilat janë në interes të hetimit. Gjatë bastisjeve janë privuar nga liria dy persona femra, A.M.(41) dhe E.M.(19), si dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, të gjithë nga f.Gajre. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për ndriçimin e plotë të rastit dhe për gjetjen e personave të tjerë të cilët ishin të involvuar gjatë të shtënave me armë zjarri", kumtoi SPB Tetovë.

Të dielën, gjatë të shtënave mes dy grupeve në lagjen Bllok 82 në Tetovë u vra një person. Përveç kësaj, dy burra të moshës prej 32 dhe 37 vjeç u plagosën në krahëror, një vajzë e moshës 12-vjeçare është plagosur në pjesën e gjurit, ndërsa një kalimtar i rastit është goditur me automjet, pas çka ka pësuar frakturë në këmbë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR