• e premte, 05 dhjetor 2025

Katër pacientë me lëndime të rënda trupore janë pranuar në klinikat kirurgjike në Shkup, pas një zënke të armatosur në rrugët e Tetovës

Katër pacientë me lëndime të rënda trupore janë pranuar në klinikat kirurgjike në Shkup, pas një zënke të armatosur në rrugët e Tetovës

Shkup, 10 gusht 2025 (MIA) - Katër pacientë me lëndime të rënda trupore janë pranuar sot në klinikat kirurgjike në Shkup pas një zënke të armatosur në rrugët e Tetovës.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë në KARMI është pranuar pacienti 32-vjeçar me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e krahërorit, lëndim i rëndë trupor. Në Kirurgjinë për fëmijë është prnauar një fëmijë 12-vjeçar me plagë nga arma e zjarrit në pjesën mbi gjurin e djathtë. Në Kirurgjinë torakale është pranuar një pacient 37-vjeçar me plag[ë nga arma e zjarrit në pjesën e krahërorit. Në Traumatologji është pranuar pacienti 60-vjeçar me frakturë në gjurin e djathtë.

Të gjithë pacientët, thekson MSH, janë përkujdesur dhe po u ofrohet ndihma adekuate mjekësore.

Një person ka ndërruar jetë, ndërsa disa u lënduan në zënkën e armatosur e cila ndodhi sot në mesditë në Tetovë. Nga MPB kumtuan se në orën 12:30 në udhëkryqin nga rruga "Ilindenska" me rrugën "Bllagoja Toska" në Tetovë ndodhi një qërim hesapesh i armatosur mes personave në dy automjete, me ç'rast ndodhi edhe një aksident rrugor pas çka dy automjetet u larguan nga vendi i ngjarjes, prej të cilëve njëri u nis drejt rrugës "113", ndërsa automjeti tjetër në drejtim të panjohur.

"Nga njohuritë e marra nga qytetarët dhe dëshsmitarët okularë, në vendin e ngjarjes ka njohuri se automjeti i cili ishte nisur drejt rr. '"113" se bëhet fjalë për automjetin 'ford fiessta' me targa të Tetovës. Nga kontrolli i kryer u konsstatua se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga automjeti i njejtë, pronë e personit E.M.(19) nga f.Gajre e Tetovës. Gjatë ndërmarrjes së maave, në udhëkryqin nga rruga 'Bllagoja Toska' me rrugën '107' është gjetur automjeti 'folksvagen golf' me targa të Tetovës, pronë e F.R.(46) nga Tetova, përderisa në automjet është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit. për ngjarjen është formuar ekip me të cilin kryesson prokurori kujdestar publik pranë PTHP-Tetovë dhe ekipi hetues nga SPB Tetovë", ceket në kumtesën policore.

Sipas MPB-së, në Spitalin klinik - Tetovë janë dërguar tre persona me lëndime nga të cilët një vajzë e mitur nga Tetova me lëndime nga arma e zjarrit e cila është mbajtur për obsservim, ndërsa dy personat e tjerë O.O.(34) de R.T. me plagë nga arma e zjarrit, si raste urgjente janë dërguar në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Në këmbimin e zjarrit nga automjetet është lënduar edhe një këmbësor A.S.(60) nga Tetova, i cili ishte kalimtar rasti dhe është dërguar në klinikat në Shkup.

Për momentin, policia po kryen ekspertizë dhe po ndërmerren massa për ndriçimin e motiveve dhe rrethanave për zënkën e armatosur e cila hkaktoi pasoja serioze për jetët dhe shsëndetin e perosnave në Tetovë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR