• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kaselakis: Memorandumet janë pozitive për Greqinë dhe nga shkaqe gjeopolitike dhe ekonomike

Kaselakis: Memorandumet janë pozitive për Greqinë dhe nga shkaqe gjeopolitike dhe ekonomike

Athinë, 23 maj 2024 (MIA) - Protokollet janë poozitive për Greqinë edhe nga aspekti gjeopoitik edhe për shkaqe ekonomiko-zhvillimore dhe është mirë që të ratifikohen, theksoi lideri i SYRIZA-s, Stefanos Kaselakis në intervistën për televizionin grek "Action24", duke fokur për tre memorandumet në Maqeoninë e Veriut, njofton korrespondentja e MIA -s nga Athina.

Keryetari i partisë kryesore opozitare greke theksoi se çështja është pse Qeveria aktuale ka pritur kaq vite për ratifikim dhe theksoi se ata nuk do ta zgjedhin "problemin që e ka krijuar Demokracia e Re".

Ai theksoi se në periudhën parazgjedhore, në vitin 2019, Demokracia e Re ishte kundër Marrëveshjes dhe tani nuk e thotë qartë nëse është e dobishme apo e dëmshme për Greqinë.

"Tani dërgon një mesazh konfuz dhe nuk e kuptojmë nëse është “pro” apo “kundër” marrëveshjes. Një traktat, veçanërisht me shtrirje të tillë, është ose i dobishëm ose i dëmshëm për vendin tonë. Nuk mund të jetë diçka në mes", theksoi Kaselakis. 

Në të njëjtën kohë ai ka theksuar se “nëse është e dobishme për vendin, le ta thotë kryeministri”.

"Kryeministri nuk po ju thotë të vërtetën, kryeministri nuk po thotë të vërtetën për këtë Marrëveshje. Jam i sigurt se ai vetë është shumë i lumtur që kjo marrëveshje është arritur para se të merrte pushtetin", tha Kaselakis. mb/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR