• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kasami: Tashmë u paralajmërua se "Vlen" do të jetë pjesë e Qeverisë

Kasami: Tashmë u paralajmërua se

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes Besa dhe pjesë e koalicionit opozitar shqiptar "Vlen", Bilall Kasami sot në ngjarje në Tetovë deklaroi se, siç u paralajmërua, koalicioni i tyre do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Potencoi se në atë qeveri, madje edhe me VMRO-DPMNE-në, më lehtë do të votohen ndryshimet kushtetuese.

Ai tha se koalicioni i tyre "është garancë për ndryshime kushtetuese dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve".

"Do të ketë qeveri evropiane, qeveri ku koalicioni 'Vlen' tashmë u paralajmërua se do të jetë pjesë. Në atë qeveri, kuptohet, kemi thënë dhe themi se e garantojmë intregrimin e vendit në BE dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Edhe paraprakisht kemi thënë se në qeveri të tillë do të jetë shumë më lehtë, madje edhe nëse VMRO-DPMNE-ja është në atë qeveri ose cilado parti tjetër politike, duhet të votohen ndryshimet kushtetuese. Për këtë shkak, kur themi se do të votohen ndryshimet kushtetuese dhe do të votohen. Ne nuk jemi si BDI-ja, e cila për 10 vite koalicionim me VMRO-DPMNE-në nuk ka bërë as hapin më të vogël drejt integrimit në Bashkimin Evropian", tha Kasami. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR