• e martë, 26 nëntor 2024

Kasami si të pabaza i vlerësoi akuzat e BDI-së për presion politik në një shkollë të Tetovës

Kasami si të pabaza i vlerësoi akuzat e BDI-së për presion politik në një shkollë të Tetovës

Tetovë, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Si akuza të pabaza i vlerësoi kryetari i Tetovës, Bilall Kasami vërejtjet e sotme të BDI-së, grupi i këshilltarëve të të cilit përmes një konference për media sot e akuzuan kryetarin e komunës dhe komunën për presione në një shkollë fillore. 

Sipas akuzave të këshilltarëve të BDI-së, një drejtor ka dhënë dorëheqje për shkak të presionit politik nga përfaqësues të Komunës Tetovë. 

Pas konferencës për media të BDI-së, Kasami u përgjigj akuzave pas ngjarjes për promovimin e projektit të përfunduar në vendin Banjiçë.

"Po të kishin bazë për të vepruar sipas asaj që thonë, do të kishin vepruar deri tani. Duke pasur parasysh se në një situatë tjetër me gjimnazin, edhe pse nuk kishin bazë, vetëm se kishin bërë ndonjë shaka, nëse mund të them kështu, vepruan edhe në kundërshtim me ligjin dhe i morën ingerencat kryetarit. Në këtë rast, po të ekzistonte edhe mundësia më e vogël do të vepronin për marrjen e ingerencave të mia, tashmë do të më kishin marrë inregerencat", deklaroi Bilall Kasami.

Akuza nga Komuna e Tetovës për pushtetin qendror kishte edhe dje në temën e arsimit. Udhëheqësi i sektorit komunal për veprimtari publike Nazmi Dauti bashkë me një pjesë të udhëheqësve të shkollave fillore e akuzuan pushtetin qendror se po i ul mjetet për shkollat fillore të Tetovës. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR