• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kasami: Nuk ka vend në Qeveri për ata që bashkëpunojnë me BDI-në

Kasami: Nuk ka vend në Qeveri për ata që bashkëpunojnë me BDI-në

 Tetovë, 8 maj 2025 (MIA) - Nuk do të ketë vend në Qeveri për partitë politike  të cilat deri më tani kanë qenë pjesë e koalicionit "Vlen", por po përpiqen të bashkëpunojnë me BDI-në, porositi sot nga Tetova Bilall Kasami, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me takimin e përfaqësuesve të koalicionit "Vlen" me kryeministrin Hristijan Mickoski.

 Ai theksoi se qëndrimi i tyre ka qenë i njëjtë që nga fillimi i funksionimit të Qeverisë dhe  dhe është në drejtim të përballjes me korrupsionin të pushtetit ekzekutiv paraprak.

 "Bashkëpunimi me BDI-në dhe Ali Ahmetin dhe qëndrimi në Qeveri dhe në Vlen nuk mundet, ndërsa këtë ia dhamë qartë si mesazh edhe kryeministrit dhe u dakorduam, u pajtuam që në këtë fazë kur kjo Qeveri po punon për t'u përballur me korrupsionin e qeverive të mëparshme dhe elementëve të kësaj Qeverie, nuk mund të pranojmë të kemi anëtarë në Qeveri që bashkëpunojnë me elementë të tillë. Sigurisht  se në ditëtë në vijim do të ketë hapa konkretë në këtë drejtim", tha Kasami.

 Sipas Kasamit, ka anëtarë të Aleancës për Shqiptarët që nuk pajtohen me pikëpamjet e kryetarit Arben Taravari.

"Për ne, Aleanca për Shqiptarët (ASH) është një faktor i rëndësishëm në partinë Vlen dhe për këtë arsye punojmë dhe lutemi që Aleanca të mbetet në Vlen, por sigurisht pa elementë, aktorë për të cilët kanë prova dhe tashmë e kanë pranuar publikisht se kanë bashkëpunuar me BDI-në dhe Ali Ahmetin. Tashmë ka shumë zëra në kuad[r të Aleancës që nuk pajtohen me kryetarin e tyre, i cili deklaron publikisht se në komuna të caktuara janë të gatshëm të bashkëpunojnë me BDI-në", deklaroi Kasami. 

 Ai tha se shumë njerëz nga ASH-ja janë prononcuar se do të punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe për këtë arsye shpreson që ata të jenë pjesë e partisë Vlen dhe të Qeverisë.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR