• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kasami: Fitues i këtyre zgjedhjeve është VLEN

Kasami: Fitues i këtyre zgjedhjeve është VLEN

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Opozita e bashkuar shqiptare sonte në konferencë për media ka falënderuar votuesit që dhanë votën e tyre për kandidatin e tyre për president Arben Taravari dhe pret që në zgjedhjet parlamentare të 8 majit ta mposhtin BDI-në.

"Fitues i këtyre zgjedhjeve është VLEN, ndërsa BDI ka numrin e përgjithshëm të votave të bashkësive më të vogla etnike dhe qytetarëve që kanë nevojë për paratë e tyre. VLEN është përfaqësues legjitim i shqiptarëve, VLEN fitoi votat e shqiptarëve. BDI me këtë sjellje humbi legjitimitetin e fundit për të folur në emër të shqiptarëve. Prandaj më 8 maj ne do të fitojmë. Është e rëndësishme të theksojmë se ky rezultat sa u takon mandateve nuk është ndonjë dallim i madh nga BDI-ja dhe prandaj më 8 maj ky rezultat do të jetë në favorin tonë", deklaroi lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Kandidati për president Taravari tha se në të gjitha njësitë zgjedhore ku dominojnë shqiptarët, pra në njësinë zgjedhore një, në të dytën dhe të gjashtën, diferenca është tre deri në katër mijë vota.

Ai thotë se nuk kanë vendosur se kë do të mbështesin në raundin e dytë.

I pyetur nëse do të japë dorëheqje nëse humb nga Osmani, Taravari tha se kjo do të diskutohet në organet e partisë.

"Të mbarojnë së pari zgjedhjet, vijojnë zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para si kryetar partie, për këtë do të diskutojmë në organet e partisë", ka thënë Taravari.

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR