• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kasami: Duhet precizim shtesë për propozim ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore

Kasami: Duhet precizim shtesë për propozim ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore

Tetovë, 7 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami theksoi se për propozim ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ka nevojë për precizime shtesë. Sipas tij, nuk do të tërhiqet, por do të dakordohen më shumë detaje.

"Ka disa ndryshime. Kishte një ide fillestare që kopshtet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të kalojnë në Ministrinë e Arsimit. Në negociatat shtesë që patëm me mandatarin, u dakorduam që edhe këtë periudhë të mbeten në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Do të ketë riorganizim edhe në institucione tjera. Është tërhequr propozim-ligji që të mos shkojmë me amandamente, do të lëshohet gjatë ditës me ndryshimet"; theksoi Kasami nga Zhelina e Tetovës, ku promovoi një Njësi të disperzuar zjarrfikëse.

Në pyetjen e gazetarëve se çka pret nga BDI-ja, Kasami shprehu shpresë se do të jenë një opozitë konstruktive.

“Shpresojmë që BDI dhe koalicioni të jenë një opozitë konstruktive në vlerat që ne besojmë, rezultatet e Qeverisë varen drejtpërdrejt nga sa e konsoliduar dhe e fortë është opozita. BDI i ka numrat, shpresojmë që edhe ata të kenë vullnet për të qenë një opozitë e fortë konstruktive, korrigjuese e qeverisë. Që qytetarët të përfitojnë nga një qeveri që do të punojë për ta, theksoi Kasami. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR