• e premte, 05 dhjetor 2025

Kasami beson se BDI-ja do t'i humbasë zgjedhjet e ardhshme për shkak se nuk e kanë strategun kryesor

Kasami beson se BDI-ja do t'i humbasë zgjedhjet e ardhshme për shkak se nuk e kanë strategun kryesor

Tetovë, 28 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ka thënë se propozimi i djeshëm i Ali Ahmetit, i dhënë në një tubim partiak, që në tetor krahas zgjedhjeve lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, nuk është i pranueshëm për partitë që janë pjesë e pushtetit ekzekutiv. Kasami vlerësoi se BDI krijon çdo ditë alibi për të shmangur pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale.

"Duke pasur parasysh se vlerësimet e tyre janë se në zonat kryesore urbane ku janë shumicë shqiptarët do të humbnin, prandaj është edhe kërkesa e tyre e fundit që bashkë me zgjedhjet lokale të bëhen edhe zgjedhjet parlamentare kur e dinë se kjo kërkesë nuk do të pranohet nga shumica aktuale. Pra, ne shohim kështu në këtë, duke pasur parasysh edhe se strategu i tyre kryesor për zgjedhje, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi është tashmë në egzil. Ata janë pa drejtim dhe kërkojnë alibi si të mos shkojnë  në zgjedhje lokale", vlerësoi Kasami sot në Tetovë në pyetjet e gazetarëve pas seancës së Këshillit.

Sipas tij, BDI-ja është e vetëdijshme se zgjedhjet e ardhshme do t'i humbasin dhe prandaj janë duke kërkuar një mënyrë për të mos marrë pjesë në atë proces. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR