• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Karpenter: Llavrov edhe njëherë fajin ua hodhi të tjerëve

Karpenter: Llavrov edhe njëherë fajin ua hodhi të tjerëve

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Llavrov edhe njëherë fajin ua hodhi të tjerëve, deklaroi sot përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në OSBE, Majkëll Karpenter, në pyetjen e MIA-s për ta komentuar deklaratën e dhënë në konferencën për shtyp në Shkup të shefit të diplomacisë ruse, Sergej Llavrov, se "të gjitha problemet me të cilat përballet Ballkani rrjedhin nga Perëndimi, që nga koha e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

"Me tërë respektin ndaj tij, zotëri Llavrov edhe njëherë fajin ua hodhi të tjerëve, e ka përsosur atë art. Do të kishte qenë adekuate të bëjë introspektim më të madh të ndikimit malinj russ ndaj shumicës së shteteve demokratike, përfshirë edhe Ballkanit Perëndimor, ku ai është i theksuar", tha Karpenter në konferencën për htyp në kuadër të Këshillit ministror të OSBE-së në Shkup.

Në pyetjen, ndërkaq, për ta komentuar deklaratën e Llavrovit, tha se sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken dhe Zhozep Borel "ikën në mënyrë frikacake nga takimi me të", Karpenter tha se "askush nuk dëshiron të ulet në trezë me Llavrovin dhe të dëgjojë gënjeshtra dhe dezinformata dhe propagandë".

null

"Ulja anash ga ajo tryezë ka më shumë kuptim, përveç nëse dikujt i pëlqen mazokizmi", tha Karpenter.

Lidhur me atë nëse pret bllokada të mëtutjeshme dhe veto në OSBE, duke pasur parasysh e Malta tani e ndërmerr kryesimin, Karpenter tha se OSBE-ja do të vazhdojë të funkisonojë dhe se kjo është Organizatë e nëdrtuar mbi konsensus dhe është e vendosur si vegël për bashkëpunim.

"Edhe pse këto ditë, kjo është shumë e vështirë meqenëse Rusia i minon parimet themelore të rendit ndërkombëtar. Por ne do të japim gjithçka nga vetja për të gjetur zgjidhje kreative për problemet, për të arritur rezultate", tha Karpenter në konferencën për shtyp.

Lidhur me Kosovën, Karpenter deklaroi se nuk ka ndryshim në politikën e SHBA-së lidhur me Kosovën.

"E mbështesim Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik, i mbështesim bisedimet për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, konsiderojmë se kjo është me rëndësi për rajonin, për sigurinë dhe stabilitetin. Do të vazhdojmë të punojmë me BE-në për ta arritur atë qëllim dhe me miqtë tanë në Kosovë, ku ka shtet funksional demokratik të cilin e mbështeim që nga pavarësimi i saj", tha Karpenter në konferencën për shtyp në Shkup. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR