Karni: Kanada do t'i vazhdojë bisedat tregtare me SHBA-në "kur të jetë koha e përshtatme"
- Kryeministri i Kanadasë, Mark Karni sot paralajmëroi se Otava do t'i vazhdojë bisedat tregtare me SHBA-në, "kur të jetë koha e përshtatshme".
- Post By Besnik Shuki
- 14:40, 23 nëntor, 2025
Johanesburg, 23 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri i Kanadasë, Mark Karni sot paralajmëroi se Otava do t'i vazhdojë bisedat tregtare me SHBA-në, "kur të jetë koha e përshtatshme".
Tramp muajin e kaluar i ka ndërprerë bisedat tregtare me Kanadanë për shkak të reklamës së Qeverisë krahinore të Ontarios, të orientuar kundër doganave.
"Shumë jemi të përfshirë me ardhmërinë e Kandasë dhe partneriteteve të reja. Do të ketë biseda me presidentin (Tramp), me siguri në dy javët e ardhshme. Do të vazhdojmë kur të jetë koha e përshtatshme", deklaroi Karni në margjinat e Samitit të G20 në Johanesburg.
Ai përsëriti se është i hapur për dialog.
Kanada dëshiron marrëveshje për zvogëlimin e doganave importuese për çelikun, aluminiumin dhe automobilat, të imponuara nga Trampi. bsh/
Foto: EPA