• e hënë, 23 dhjetor 2024

Karburantet lirohen për gjysmë denarë për litër

Karburantet lirohen për gjysmë denarë për litër

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Çmimet me pakicë të benzinave dhe dizelit nga sonte në mesnatë do të ulen për gjysmë denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të lirohet për një denar, vendosit sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Me vendimin realizohet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,29 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 82 denar për litër, ndërsa EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 84 denarë për litër, EURODIZEL (D-E V) për 73 për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 71 denarë për litër. Me vendim të KRRE-së për 0,756 denarë për kilogram rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të kushtojë 43,209 denarë.

Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rënie të benzinës për 1,467 për qind mesatarisht, te dizeli për 0,878, ndërsa te vaji ekstra  lehtë për 1,614 ër qind, ndërsa te mazuti ka një rritje prej 2,421 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë formuar me përllogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,056 për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR