• e enjte, 18 korrik 2024

Kapet i burgosuri me armë zjarri në Shtip

Kapet i burgosuri me armë zjarri në Shtip

Shkup, 30 korrik 2023 (MIA) - Nëpunës policorë nga anajësia e Policisë Kriminalistike, Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme së bashku me SPB Shtip, sot në bulevardin “Goce Dellçev” në Shtip kanë arrestuar personin V.I. (51) nga Koçani për shkak se tek ai është gjetur një pistoletë automatike “scorpion” dhe 21 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Nga MPB-ja kumtuan se personi aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg prej gjithsej 18 vjet në INK Kumanovë dhe ka shfrytëzuar pushimin e fundjavës.

Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit nga SPB Shtip do të bëjë kallëzim penal për vepër të kryer penale nga neni 396 i Kodit Penal. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR