• e shtunë, 05 tetor 2024

Kapen në flagrancë dy hajdutë, e vjedhura i kthehet pronarit

Kapen në flagrancë dy hajdutë, e vjedhura i kthehet pronarit

Shkup, 8 gusht 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Njësisë policore “Krivogashtanë” i kanë privuar nga liria I.D. (40) dhe SH.J. (32), të dy nga Prilepi.

Siç njofton MPB-ja ata janë kapur në flagrancë gjatë kryerjes së vjedhjes së rëndë, gjatë së cilës kanë vjedhur më shumë sende. E vjedhura i është kthyer pronarit kurse personat janë në mbyatje në stacion policor.

"Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës", thonë nga policia. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR