• e premte, 22 nëntor 2024

Kanselo i ofrohet Juventusit dhe Interit

Kanselo i ofrohet Juventusit dhe Interit

Romë, 7 korrik 2024 (MIA) - Kampioni anglez Mançester Siti ua ofroi mbrojtësin e kombëtares portugeze, Zhoao Kanselon (30) Juventusit dhe Interit, njoftojnë sot mediumet italiane.

Kanselo është lojtar i Mançester Sitit nga viti 2019, por 18 muajt e fundit i kaloi në huazim në Bajern të Mynihut dhe Barcelonë.

Agjenti i tij Zhorge Mendesh filloi të kërkojë destinacion të ri, pasi u bë e qartë se trajneri i Sitit, Pep Guardiola nuk dëshiron ta mbajë portugezin në "Etihad".

Gazeta La Stampa njofton se Kanselo iu ofrua Juventusit dhe Interit, klube ku tashmë ka luajtur.

Për Interin ka luajtur në sezonin 2017/2018, ndërsa një vit më vonë luajti për Juventusin.

Kontrata e tij me Sitin është deri në qershor të vitit 2027, ndërsa, sipas mediumeve, klubi anglez për Kanselon do të kërkojë dëmshpërblim me vlerë 25 milionë euro. bsh/

Foto: UEFA/EURO2024

 

QËNDRONI TË LIDHUR