Kancelari gjerman i bëri thirrje Putinit të fillojë negociata serioze me Trampin në Alaskë
- Kancelari gjerman Fridrih Merc i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të fillojë negociata serioze para takimit me presidentin amerikan Donald Tramp në Alaskë, lajmëroi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 07:43, 15 gusht, 2025
Berlin, 15 gusht 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të fillojë negociata serioze para takimit me presidentin amerikan Donald Tramp në Alaskë, lajmëroi DPA.
"Presim që presidenti Putin seriozisht ta kuptojë ofertën e presidentit Tramp për biseda dhe të fillojë negociata me Ukrainën pa parakushte pas takimit në Alaskë", tha Merc në kumtesën e publikuar sot.
Më shumë se tre vjet pas pushtimit rus ndaj Ukrainës, me të cilën e shkeli të drejtën ndërkombëtare, Moska tani ka mundësi të pajtohet për armëpushim dhe t'i ndërpresë armiqësitë, tha kancelari, transmetuan agjencitë gjermane.
Trampi mund të bëjë "një hap të rëndësishëm drejt paqes" në bisedat, që sot duhet të mbahen në Enkorixh.
Merc theksoi se Ukraina dueht të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm.
"Atje duhet të dakordohet armëpushimi", tha ai, duke shtuar se çështjet territoriale mund të zgjidhen vetëm me pajtim të palës ukrainase.
Kancelari u kthye në idenë për shkëmbimin e mundshëm territorial që e propozoi Trampi dhe tha se do të mbetet në kontakt me presidentin amerikan për këtë çështje.
Takimi në bazën e aviacionit në afërsi të qytetit Enkorixh është i pari mes Trampit dhe Putinit pasi Rusia filloi pushtimin e saj të plotë ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022. Trampi shpreson se do t'i japë fund luftës, edhe pse Putini deri tani nuk tregoi shenja të tërheqjes, përkujton DPA. sa/
foto: MIA