• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kanadaja ka vendosur sanksione edhe për 35 rusë dhe gjashtë kompani

Kanadaja ka vendosur sanksione edhe për 35 rusë dhe gjashtë kompani
Vinipeg, 28 tetor 2022 (MIA) – Kanadaja ka vendosur sanksione edhe kundër 35 rusëve dhe gjashtë kompanive të tjera ruse, njoftoi kryeministri kanadez Xhastin Trudo. Trudo para të pranishmëve në takimin vjetor të Kongresit të ukrainasve në Kanada në Vinipeg deklaroi se Kanadaja do të shesë bono thesari shtetërore për ta rritur ndihmën për Ukrainën. Në Kanada jetojnë një numër i madh i ukrainasve, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria në Otavë që t'i përforcojë sanksionet kundër Rusisë. Sanksionet janë vendosur kundër zëvendëskryeministrit rus Aleksander Novak, ministrit të Industrisë Denis Manturov, ministrit të Energjetikës, Nikollai Shulginov dhe kryetarit të bordit të drejtorëve të Gazprom, Viktor Zubkov. Kanadaja vendosi sanksione edhe ndaj kompanive “Lukoil”, “Transoil” dhe “Sogaz”. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR