• e martë, 27 gusht 2024

Kamelia si një temë e përjetshme e "Shanel"

Kamelia si një temë e përjetshme e

Paris, 8 mars 2023 (MIA) - Lulja kamelia, si temë e përjetshme dhe ndoshta frymëzimi më i fortë i shtëpisë së modës "Shanel", ishte edhe motivi kryesor i spektaklit në ditën e fundit të Javës së Modës në Paris.

Në pasarelë “çeli” një kameli e madhe, por edhe më të vogla “lulëzuan” në këpucët apo si kopsa në fustane nga koleksioni i shtëpisë së modës së lartë. Sipas shtëpisë së modës, kamelia qetëson, ka një butësi të theksuar dhe jep forcë.

"Kamelia – nuk është më vetëm një temë, por edhe një kod i përjetshëm i shtëpisë së modës, tha drejtoresha artistike e “Shanel”, Virxhini Vijar.

Koleksioni i meshkujve dallohet me xhaketa me prerje dhe pallto me lule të frymëzuara nga pelerinat në stilin "Dendi". ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR