Hulumtim i "Galup": Maqedonasit janë populli i dytë më i zemëruar në Evropë
- - Qytetarët maqedonas janë në vendin e dytë në mesin e popujve evropianë, në Raportin global të këtij viti për emocione të "Galup", i cili tregon se sa pjesë e popullsisë së çdo vendi ndjen zemërim ose tërbim në bazë ditore.
- Post By Fitore Curri
- 12:16, 9 gusht, 2024
Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Qytetarët e Maqedonisë janë në vendin e dytë në mesin e popujve evropianë, në Raportin global të këtij viti për emocione të "Galup", i cili tregon se sa pjesë e popullsisë së çdo vendi ndjen zemërim ose tërbim në bazë ditore.
Në listë, vendin e parë e ka Turqia, ku 34 për qind e banorëve për çdo ditë shprehin dozë të caktuar zemërimi. Maqedonasit janë të dytët, me 26 për qind të të anketuarve të cilët kishin deklaruar se ndjehen të zemëruar gjatë ditës. Pas tyre vijojnë shqiptarët dhe malazezët (24 për qind), ndërsa pastaj edhe spanjollët (23 për qind).
Nga rrethi ynë, Bullgaria, Serbia dhe Kosova janë diku në fund të listës, sepse ndërmjet 11 dhe 13 për qind të qytetarëve nga këto tre vende kishin deklaruar se ndjejnë zemërim gjatë ditës. Për grekët, ai numër është 21 për qind.
Vendet me përqindje më të vogël të zemërimit në bazë ditore në Evropë janë Finlanda dhe Estonia (7 për qind), pastaj Portugalia (8 për qind), pastaj vijojnë Holanda dhe Kroacia (9 për qind). fc/
Fotografia: Galup