• e premte, 05 dhjetor 2025

Kambovski: Shumë shpejt do të zgjidhet u.d. kryetar i Gjykatës Supreme

Kambovski: Shumë shpejt do të zgjidhet u.d. kryetar i Gjykatës Supreme

Shkup, 10 mars 2025 (MIA) – Shumë shpejt do të zgjidhet u.d. kryetar i Gjykatës Supreme, ndërsa zgjedhja po vonon sepse ende nuk janë zbatuar procedurat për integritet dhe test psikologjik, porositi sot kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski.

“Komisioni nuk arriti ta bëjë këtë, sepse kishim më shumë se 70 kandidatë nga Akademia, të cilët gjithashtu u testuan. Supozoj ajo ishte arsyeja që më shumë u dha prioritet aty, sepse ka shumë kandidatë dhe ashtu prolongohet procedura. Megjithatë për kohë të shpejtë do të zgjidhet. Për këtë zgjedhja është vendosur në seancë të Këshillit Gjyqësor, sepse të mërkurën skadon mandati i kryetarit aktual të Gjykatës Supreme”, deklaroi Kambovski para fillimit të mbledhjes së Këshillit Gjyqësor.

I pyetur nëse mbledhja e sotme dhe ajo e caktuar për nesër e Këshillit Gjyqësor shfrytëzohen si alibi për anëtarët e tyre, për të cilët kërkohet interpelancë, të mos marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit, Kambovski tha se nuk kanë pasur një qëllim të tillë.

“Absolutisht jo. Nuk kishte asnjë qëllim. Kur u caktua seanca jonë, as që e dinim se seanca e kuvendit do të ishte në të njëjtën datë. Seanca jonë nuk është aspak pengesë për mbajtjen e saj, dhe anasjelltas, seanca e kuvendit është pengesë që të mbahet e jona. Nëse ndonjë nga kolegët tanë shpreh dëshirën të shkojë atje dhe të bëjë një deklaratë, ne do ta ndërpresim seancën këtu dhe do të presim që të kthehet. Pra, nuk do të ketë asnjë pengesë as në Kuvend e as në Këshillin Gjyqësor”, tha Kambovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të cilët kërkohet interpelancë, shtoi, u mbetet të vendosin vetë nëse do të jenë të pranishëm në mbledhjen e kuvendit ose jo.

“Është zgjedhje e tyre, nuk mund t'ju them në emër të tyre dhe nuk e di se cili prej tyre ka vendosur të shkojë të ushtrojë të drejtën për të folur në Kuvend. Nëse dikush vendos, ne do ta ndërpresim seancën këtu, do t'i japim mundësi kolegut të shkojë në Kuvend, të deklarohet atje, pastaj të presim që të kthehet dhe të vazhdojmë me punën tonë”, sqaroi Kambovski.

I pyetur nëse pret ndonjë nga ata të japë dorëheqje, tha se ai është akt personal.

“Nuk e di, ai është akt personal, vendim individual. Nuk mundem unë, as pres, as nuk pres. Nuk e di si do të vendosin kolegët”, theksoi Kambovski.

Konfirmoi se janë paraqitur kandidatë për gjykatës në të gjitha gjykatat, por theksoi se vlerëson se zgjedhja e tyre nuk do t’i zgjidhë problemet, por vetëm do t’i zbusë.

“Duhen ende gjykatës për gjykatat themelore. Me këtë e zbusim problemin, por nuk e zgjidhim në tërësi”, potencoi Kambovski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR