Kamavinga qëndron në Real deri në vitin 2029
- Futbollisti francez i mesfushës Eduardo Kamavinga (19), vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy vite, deri në vitin 2029, njoftoi mbrëm klubi mbretëror.
- Post By Fami Bajrami
- 19:23, 7 nëntor, 2023
Madrid, 7 nëntor 2023 (MIA) - Futbollisti francez i mesfushës Eduardo Kamavinga (19), e ka vazhduar kontratën me Real Madridin edhe për dy vite, deri në vitin 2029, njoftoi mbrëmë klubi mbretëror.
Reali nuk i ka bërë të ditura detajet finaciare, ndërsa sipas mediave spanjolle kontrata e re mund të përfshijë një klauzolë blerje prej një miliard eurosh, siç ishte rasti me bashkëpunimet e fundit me shokët e tij të klubit Rodrigo dhe Vinisius.
Kamavinga erdhi në Real në verën e vitit 2021 nga ekipi francez "Ren" për 30 milionë euro. Në dy sezonet francezi deri tani ka lujatur mbi 100 ndeshje për klubin spanjoll dhe ka fituar gjashtë trofe. si/mb/
Foto: Fejsbuk