• e premte, 05 dhjetor 2025

Kallasi: Rusia realisht nuk është e interesuar për paqen në Ukrainë

Kallasi: Rusia realisht nuk është e interesuar për paqen në Ukrainë

 Kopenhagë, 13 maj 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallasi, sot deklaroi se nuk mendon se Rusia është vërtet e interesuar në arritjen e paqes në Ukrainë, njoftuan mediat britanike.

"Nuk mendoj se ata (rusët) janë të interesuar për paqe. Ata vazhdojnë të bombardojnë Ukrainën. Nëse janë të interesuar për paqe, mund të ndalen menjëherë", tha Kallasi në margjinat e samitit të tetë vjetor të demokracisë në Kopenhagë.

 "Pa dyshim, Rusia po luan lojëra, duke u përpjekur të fitojë kohë", shtoi ajo.

 Gjatë një konference për shtyp në orët e para të mëngjesit të së dielës, presidenti rus Vladimir Putini propozoi që të enjten në Stamboll të mbahen bisedime të drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit, raportuan mediat britanike.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR