Kallasi: Me paketën e 19-të të sanksioneve i synojmë sektorët që mbështesin përpjekjet ushtarake të Rusisë
- Sanksionet tona po shkaktojnë dëme dhe kanë një ndikim të dukshëm në financat publike dhe rritjen ekonomike të Rusisë, prandaj Bashkimi Evropian duhet t'i forcojë këto masa në mënyrë kolektive së bashku me partnerët e tij, derisa të arrihet paqja, porositi sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, me rastin e propozimit të Komisionit Evropian për një paketë të re të sanksioneve ndaj Rusisë.
Bruksel, 19 shtator 2025 (MIA) - Sanksionet tona po shkaktojnë dëme dhe kanë një ndikim të dukshëm në financat publike dhe rritjen ekonomike të Rusisë, prandaj Bashkimi Evropian duhet t'i forcojë këto masa në mënyrë kolektive së bashku me partnerët e tij, derisa të arrihet paqja, porositi sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, me rastin e propozimit të Komisionit Evropian për një paketë të re të sanksioneve ndaj Rusisë.
"Sot vendeve anëtare u propozuam paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë. Me të i synojmë sektorët kryesorë që mbështesin përpjekjet ushtarake të Rusisë. Qëllimi është çdo burim të ardhurave për Kremlinin me të cilin vazhdon agresionin e tij", tha Kallasi në një vido deklaratë.
Ajo theksoi se me sanksionet e reja propozohet ndalim i plotë i transaksioneve për bankat dhe institucionet financiare ruse, përfshirë ato që punojnë në vende të treta, ndërsa shtojnë në listën e operatorëve të mëdhenj ekonomikë të sanksionuar të përfshirë në anashkalimin e sanksioneve, realizimin e të ardhurave dhe mbështetjen e industrisë ushtarake ruse, si dhe sistemin rus të kartelave kreditore dhe sistemin e pagesës së shpejtë.
"Gjithashtu, propozojmë edhe ndalesë për investime të lidhura me luftën në zonat e veçanta ekonomike të Rusisë dhe po propozojmë masa shtesë për aktorët kinezë që mbështesin industrinë ushtarake të Rusisë", tha Kallasi.
Sipas saj, për të kufizuar burimin kryesor të të ardhurave të Rusisë nga eksporti i energjisë, me sanksionet propozohet ndalesë të plotë të importit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) rus deri në janar të vitit 2027, hiqen privilegjet e mbetura për "Rosnjeft" dhe "Gazpromnjeft", dhe sanksionohen 118 anijeve shtesë nga e ashtuquajtura "flotë në hije" ruse dhe mbështetësit e saj.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së shtoi se përveç luftës në Ukrainë, forcat ruse vazhdojnë të marrin fëmijë ukrainas nga familjet e tyre dhe t'i deportojnë në kampe riedukimi.
"Sot propozojmë sanksione për personat e përfshirë në rrëmbimin dhe indoktrinimin e fëmijëve ukrainas. Gjithashtu, që në të ardhmen e lehtësojmë miratimin e sanksioneve ndaj personave dhe organizatave të përfshira në këto vepra të shëmtuara", theksoi Kallasi.
Ajo theksoi se Evropa dëshiron paqe për Ukrainën, por pavarësisht përpjekjeve të saj diplomatike, Rusia vetëm sa po e intensifikon agresionin e saj, ndërsa tani po shkel kufijtë e Bashkimit Evropian.
Foto: prinstskrin