Kallasi i bën thirrje Iranit të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Rusinë
- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas sot zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin iranian të Punëve të Jashtme Abas Arakçi dhe i bëri thirrje Teheranit të ndalojë ndihmën ushtarake për Rusinë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:39, 5 maj, 2025

Bruksel, 5 maj 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas sot zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin iranian të Punëve të Jashtme Abas Arakçi dhe i bëri thirrje Teheranit të ndalojë ndihmën ushtarake për Rusinë.
"Bisedova me ministrin e Punëve të Jashtme Arakçi për të theksuar mbështetjen e BE-së për diplomacinë në lidhje me programin bërthamor dhe deeskalimin rajonal. I bëra thirrje Iranit që t'i japë fund mbështetjes ushtarake për Rusinë dhe shpreha shqetësim për qytetarët e ndaluar të BE-së dhe të drejtat e njeriut në atë vend", ka shkruar Kallasi në X.
Ajo nënvizoi se marrëdhëniet midis BE-së dhe Iranit varen nga përparimi në të gjitha këto fusha.
Në mesin e prillit, ministrat e punëve të jashtme të BE-së miratuan sanksione kundër Iranit për shkak të paraburgimit të qytetarëve të Bashkimit Evropian.
Foto: Kallas në X