Kallas: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane, shpresoj për përparim të vërtetë në zgjerimin e BE-së në pesë vitet e ardhshme
- Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane dhe prandaj siguria jonë është e pandashme dhe bashkëpunimi ynë është me rëndësi është thelbësore, porositi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallasi, e cila dje në Romë mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtareve të grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:11, 11 shkurt, 2025
![Kallas: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane, shpresoj për përparim të vërtetë në zgjerimin e BE-së në pesë vitet e ardhshme](https://mia.mk/images/20250211111128_big_730x400_39.webp )
Bruksel, 11 shkurt 2025 (MIA) - Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane dhe prandaj siguria jonë është e pandashme dhe bashkëpunimi ynë është me rëndësi është thelbësore, porositi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallasi, e cila dje në Romë mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtareve të grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor".
"Në Romëe e përsërita këtë perspektivë të përbashkët të sigurisë dhe shpresën tonë për përparim të vërtetë në zgjerimin e BE-së në pesë vitet e ardhshme, bazuar në progresin me reformat", tha Kallasi në një deklaratë për Iks.
Komisisarja e BE-së për Zgjerim Marta Kos, e cila gjithashtu mori pjesë në takim, porositi se më shumë se kurrë, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet më shumë me BE-në.
"Fokus i fortë në sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe përshpejtimi i integrimit gradual bazuar në zbatimin e reformave nga vendet kandidate", deklaroi Kosi në Iks.
Në takimin në Romë mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Zoran Dimitrovski.
Grupi "Miqtë e Ballkanit Perëndimor" përbëhet nga Austria, Greqia, Italia, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia dhe Çekia.
Foto: arkivi i MIA-s