• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kallajxhiev: Për shkak të retorikës në opinion, Palevski mund të pretendojë se nuk mund të ketë gjykim të drejtë

Kallajxhiev: Për shkak të retorikës në opinion, Palevski mund të pretendojë se nuk mund të ketë gjykim të drejtë

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Profesori i së drejtës penale, Gordan Kallajxhiev, tha se i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit mund të pretendoj lehtë se këtu nuk mund të ketë gjykim të drejtë për shkak të retorikës, që po përhapet kundër tij në opinion, të shoqëruar me terme të ndryshme si "përbindësh", "psikopat","vrasje brutale".

Në deklaratë për media, para panel diskutimit për korrupsion në arsimin e lartë, Kallajxhiev tha se historia jonë për sa i përket rezultatëve për garantimin e gjykimeve të drejta, siç tha,  "nuk është më e mirë", ndërsa lidhur me pyetjen nëse Palevski si lider i një partie politike ka të drejtë të kërkoj azil politik, profesori u përgjigj se konsideron se ai nuk është ndonjë faktor politik.   

"Në pjesën politike gjithçka mund të përdoret ose abuzohet. Ne kemi përvojë me Gruevskin në Hungari. Gruevskit atëherë i ndihmoi shumë vendimi i Dashtevskit se ai nuk ka pasur gjykim penal nga Komisioni kundër diskriminimit. Kjo ishte në favor të tij, pasi ai këtu nuk do të kishte gjykim të drejtë. Objektivisht, Ljupço Palevski - Palço nuk është faktor i tillë politik, as procedrua ndaj tij nuk është montuar politikisht, të paktën nuk shihet deri tani. Megjithatë ai mund këtë ta pretendojë sepse këtu e shpallin autor pa u dëgjuar. Dhe ai mund të thotë se procesi është montuar. Dhe tani ka disa elemente edhe për këtë", sqaroi profesori. si/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR