Kallëzime penale për dy të miturit për rastin me dhunimin një vajze 12-vjeçare nga Ohri
- – Policia ka parashtruar padi në Prokurorinë Themelore Publike në Ohër kundër të miturve të përfshirë me rastin e përdhunimit të kryer ndaj një të miture nga Ohri.
- Post By Fitore Curri
- 13:15, 26 nëntor, 2025
Ohër, 26 nëntor 2025 (MIA) – Policia ka parashtruar padi në Prokurorinë Themelore Publike në Ohër kundër të miturve të përfshirë me rastin e përdhunimit të kryer ndaj një të miture nga Ohri.
Sipas kumtesës së policisë, pas bisedave zyrtare të zbatuara SPB – Ohër në PTHP ka dorëzuar njoftim për ekzistimin e dyshimeve se i mituri 16-vjeçar është kryerës i veprës penale “sulm seksual dhe përdhunim”, si dhe veprës së kryer “shantazh” nga ana e një 14-vjeçari nga Ohri.
Policia dje në Ohër e arrestoi të denoncuarin e parë, të cilit nga gjykatësi kompetent i është përcaktuar masa paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Sipas informacioneve fillestare, ai në datën 12 të këtij muaji ka kryer përdhunim ndaj një vajze 12-vjeçare nga Ohri, përderisa një i mitur tjetër e ka xhiruar aktin.
I denoncuari i dytë në këtë rast pasi e ka marrë videon e xhiruar, më 20 nëntor e ka shantazhuar të miturën duke insistuar në marrëdhënie seksual, duke e kërcënuar edhe se nëse refuzon do ta publikojë videon.
Ndaj të miturës është kryer kontroll mjekësor, si dhe janë zhvilluar intervista hetimore me të gjithë personat e përfshirë në rast në prani të një prindi dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale nga Ohri. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s