• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kallëzim penal ndaj një shkupjani i cili përmes faqes së internetit ka shitur bileta për një koncert inekzistent

Kallëzim penal ndaj një shkupjani i cili përmes faqes së internetit ka shitur bileta për një koncert inekzistent

Shkup, 5 gusht 2025 (MIA) - Sektori për Krimi Kompjuterik pranë MPB-së në PTHP Shkup ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Publike Shkup kundër A.H. (25) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale "Mashtrim kompjuterik".  

 Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme,  biletat me të cilat mashtroi qytetarët  A.H. i shiti në periudhën nga 4 prilli deri më 13 qershor të vitit 2025.

 "Si person përgjegjës i një kompanie që organizon ngjarje muzikore, përmes faqes së internetit për shitjen e biletave, ka mundësuar blerjen elektronike të biletave për një koncert që nuk ishte planifikuar fare të mbahej, përkatësisht nuk ishte lidhur asnjë kontratë për mbajtjen e tij, në ç’mënyrë i ka mashtruar njerëzit që të blinin bileta për koncertin dhe në këtë rast nuk i ka refunduar paratë", thekson MPB.

Ministria thekson se Sektori për Krim Kompjuterik "në kuadër të fushëveprimit të përcaktuar të kompetencave", vazhdon të monitorojë në mënyrë aktive përmbajtjen e rrjeteve sociale dhe hapësirën e gjithëmbarshme të internetit, me qëllim parandalimin e nxitjes së dhunës, rrezikimin e sigurisë, përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik, keqpërdorimin e të dhënave personale dhe gjuhën e urrejtjes me elemente të veprave penale për të cilat veprohet në përputhje me detyrën zyrtare.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR