• e martë, 26 nëntor 2024

Kallëzim penal kundër tre personave fizik dhe një subjekti juridik për parregullësi të konstatuara në bazë të Ligjit për drogat narkotike dhe prekursorët psikotrop

Kallëzim penal kundër tre personave fizik dhe një subjekti juridik për parregullësi të konstatuara në bazë të Ligjit për drogat narkotike dhe prekursorët psikotrop

Shkup, 3 gusht 2023 (MIA) - Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër B.I. (42) nga Tetova, M.B.S. nga Kanadaja dhe D.K. nga Shqipëria, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në bazë të nenit 95-v paragrafi 2 dhe kundër subjektit juridik nga Shkupi, në bazë të nenit 95-v paragrafi 1 të Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe prekursorëve psikotrop.

Siç informojnë nga MPB-ja, gjatë kontrollit të kryer në subjektin juridik më datën 19.07.2023 nga ana e nëpunësve policorë të MPB-së dhe personave të autorizuar të Ministrisë së Shëndetësisë-Komisioni për vlerësimin e plotësimit të kushteve për hapësira, pajisje dhe kuadër për marrjen e miratimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, me lokacion dhe hapësirë për kultivimin e kanabisit në f. Koreshnicë-Demir Kapi, është vërtetuar se të denoncuarit, në kasafortë-dhomën në objektin për ruajtjen e drogave narkotike, sasinë e paraqitur të lules së thatë të përpunuar të kanabisit nuk e kanë paketuar në kuti kartoni dhe nuk e kanë vulosur me shirita mbrojtës, por e kanë paketuar në qese najlloni dhe qese aluminiumi, në kundërshtim me nenin 29-gj të Ligjit të lartëpërmendur.

Ata, poashtu, Ministrisë së Shëndetësisë nuk i kanë dorëzuar lajmërim për ndryshimet e shkaktuara, që është në kundërshtim me nenin 29-d të Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe prekursorëve psikotrop.

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR