• e diel, 22 dhjetor 2024

Kallëzim penal kundër shkupjanit, i dyshuar për veprën penale "lëndim trupor" gjatë dhunës në familje, përcaktohet paraburgim

Kallëzim penal kundër shkupjanit, i dyshuar për veprën penale

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) -  SPB Shkup-Njësiti për Kriminalitet të Dhunshëm-Njësia për Dhunë Familjare parashtroi kallëzim penal kundër N.M. (25) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "lëndim trupor" gjatë dhunës në familje.

Nga MPB sot njoftuan se ai dyshohet se më datën 03.10.2023 në rajonin e Kisella Vodës fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 23-vjeçare, me të cilën është në procedurë të shkurorëzimit.

Pas ndërmarrjes së masave ai është privuar nga liria dhe është në mbajtje në Stacionin Policor Kisella Vodë, kurse më datën 04.10.2023 së bashku me denoncimin është paraqitur para gjykatësit në procedurë paraprake, i cili i ka përcaktuar masën e paraburgimit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR