Kallëzim penal kundër katër personave për pastrim parash dhe organizim të lojërave të fatit pa licencë
- Njësia për Hetime Financiare pranë Departamentit të Krimit të Organizuar dhe Serioz të MPB-së në koordinim me hetuesit e qendrës hetuese të Prokurorisë Themelore Publike për NKOK dje për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për vepra të kryera penale në PTHP NKOK ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave dhe atë: F.D.(41) dhe E.D. (43) nga Shtipi për vepër penale të kryer sipas nenit 156 paragrafi 3 i ligjit për lojërat e fatit dhe për lojëra argëtuese ndërsa në lidhje me nenin 22 të KP dhe sipas nenit 273 të KP ("pastrim parash dhe të ardhura tjera nga vepra ndëshkuese"), si dhe kundër personave E.D.(19) dhe F.R.(34) gjithashtu nga Shtipi, sipas nenit 273 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 dhe 2 të KP.
- Post By Sara Ademi
- 16:10, 28 nëntor, 2024
Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Njësia për Hetime Financiare pranë Departamentit të Krimit të Organizuar dhe Serioz të MPB-së në koordinim me hetuesit e qendrës hetuese të Prokurorisë Themelore Publike për NKOK dje për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për vepra të kryera penale në PTHP NKOK ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave dhe atë: F.D.(41) dhe E.D. (43) nga Shtipi për vepër penale të kryer sipas nenit 156 paragrafi 3 i ligjit për lojërat e fatit dhe për lojëra argëtuese ndërsa në lidhje me nenin 22 të KP dhe sipas nenit 273 të KP ("pastrim parash dhe të ardhura tjera nga vepra ndëshkuese"), si dhe kundër personave E.D.(19) dhe F.R.(34) gjithashtu nga Shtipi, sipas nenit 273 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 dhe 2 të KP.
Në kuadër të aktiviteteve të djeshme të Njësisë, në bashkëpunim me PTHP NKOK, sot MPB-ja njoftoi se janë marrë dhe kompletuar të gjitha masat e nevojshme operative për dokumentimin e plotë të rastit, gjatë të cilave janë siguruar prova të shumta materiale. Janë kryer edhe bastisje te personat e dyshuar dhe janë gjetur dhe konfiskuar bizhuteri ari, katër vetura luksoze, pesë motoçikleta dhe një katërçikletë.
"Të dyshuarit e parë dhe të dytë si bashkëkryerës në periudhën prej datës 01.01.2020 e tutje bashkërisht dhe pas marrëveshjes së mëparshme, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në shtëpinë e tyre familjare në Shtip, në mënyrë të kundërligjshme, nëpërmjet një rrjeti global të internetit, organizuan lojëra fati onlajn. Bashkëshortët F.D. dhe E.D. pasi kanë siguruar mjete dhe pajisje kompjuterike, kanë angazhuar persona të cilët e dyshuara e parë i ka trajnuar për të përdorur një platformë për shërbimin e klientëve të interesuar dhe i dyshuari i dytë u ka këshilluar dhe ka siguruar pajisje elektronike, pajisje celulare dhe karta SIM për punonjësit, duke bërë kështu një kontribut të veçantë në veprimet e paligjshme. Ata komunikonin me klientët, të cilët duhet të ishin shtetas turq, përmes aplikacioneve të kontaktit Skype dhe Whatsapp, duke u ofruar përfitime për baste dhe lojëra fati, për të cilat sipas informacioneve fillestare, të dyshuarit merrnin një përqindje të caktuar në kriptovaluta në " Portofolin Elektronik”, në pronësi të të dyshuarës së parë", sqarohet në kumtesë.
Me qëllimin për të fshehur burimin e parave, të ardhurat e fituara në mënyrë të paligjshme që merrnin në kriptovaluta, nënvizohet në kumtesë, më pas i konvertonin në valutë të huaj – dollarë ose euro dhe i transferonin në një "Portofol Elektronik" në pronësi të një këmbimoreje për këmbim të kriptovalutave.
"Prej aty i tërhoqën paratë me para në dorë, një pjesë më të vogël i lëshuan në qarkullim duke ua transferuar shtetasve të huaj me të cilët nuk kishin krijuar marrëdhënie debitore-kreditore dhe pjesa më e madhe e tyre futej në flukse të ligjshme financiare, të paguara në llogaritë e tyre në denarë dhe kanë blerë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme duke bërë një jetë luksoze edhe pse ishin të papunë, por edhe përfitues të ndihmës sociale", njofton MPB.
Në fshehjen e burimit të parave kanë marrë pjesë edhe vajza e tyre dhe i raportuari i katërt, në mënyrë që të kenë marrë mjete për të cilat u detyroheshin dhe kanë mundur ta dinë se janë marrë nga një vepër penale duke organizuar lojëra fati përmes një rrjeti global të internetit dhe i ka lëshuar në qarkullim duke blerë dy automjete motorike pasagjerësh. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s