• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kallëzim penal dhe paraburgim për një banor të Radovishit, gjatë bastisjes në banesën e tij është gjetur drogë dhe cigare me banderola të huaja

Kallëzim penal dhe paraburgim për një banor të Radovishit, gjatë bastisjes në banesën e tij është gjetur drogë dhe cigare me banderola të huaja

Shkup, 18 prill 2025 (MIA) - SPB Strumicë-NJPB Radovish, në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër A.E.(38) nga Radovishi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Penal.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, më 17.04.2025, në bazë të urdhëresës së gjykatës, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish, kanë kryer bastisje në banesën dhe objektet ndihmëse në të cilën banon dhe e shfrytëzon A.E. në Radovish, gjatë së cilës në garazh janë gjetur 36 pako marihuanë me peshë totale rreth 300 gram, ndërsa në banesë janë gjetur 498 pako cigare me banderola  greke.

"Personi është privuar nga liria dhe ndaluar në Stacionin Policor të Radovishit dhe në një bisedë zyrtare ka pranuar se ka shitur marihuanë personave nga Radovishi. Për ngjarjen është njoftuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, me udhëzim të të cilit janë ndërmarrë masa për dokumentimin e rastit, pas së cilës A.E është paraqitur para gjyqtarit nga Gjykata Themelore Strumicë, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh", bëjnë të ditur nga MPB. fc/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR