• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kalajxhiev: Politika penale për të gjitha veprat e Kodit Penal të zvogëlohet për një të tretën

Kalajxhiev: Politika penale për të gjitha veprat e Kodit Penal të zvogëlohet për një të tretën

Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Profesori i së drejtës penale Gordan Kalajxhiev në lidhje me propozim-ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat zvogëlohen dënimet për veprat e keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar, në një intervistë për "Sloboden Peçat" thotë se efikasiteti i politikës penale nuk arrin qëllimin dhe punon nën presionin e publikut.

"Nuk arrihet efekti me dënime të rrepta dhe të gjata me burg, por me dënime të rregullta, me sigurinë se dënimi do të vijë. Ata duhet të jenë po aq të sigurt për t'u kapur dhe ndëshkuar, sa një karrotrec është i sigurt që do të mbledhë makinën tuaj të parkuar ilegalisht. Pra, për vepra fitimprurëse, korruptive kundër detyrës zyrtare, është më e rëndësishme të kemi qasje të lehtë në konfiskimin e pasurisë sesa dënimin e lartë me burgim", thotë Kalajxhiev.

Ai shton se frika nga dënimi i rëndë nuk jep efektin e dëshiruar, sepse nëse një nga 100 zyrtarë dënohet, të tjerët rrezikojnë në rrethana të tilla.

"Mundësia për të përfituar është e madhe, por t'i ndëshkosh është e vogël. Është shumë më mirë të ketë dënime më të shpeshta dhe qasje më të lehtë në konfiskimin e zgjeruar të pronës", thotë profesori Kalajxhiev dhe sqaron se tani është e vështirë të vërtetohet se pasuria e caktuar është fituar nga një vepër penale, ndërsa me ndryshimet lehtësohet barra e provës.

Me dënime me burg si ato të shekullit të 19-të, siç thotë Kalajxhiev, problemet vetëm sa shtohen, sepse burgjet tona janë në kushte katastrofike të këqija.

"Unë jam për një ndryshim të plotë, politika penale për të gjitha veprat e Kodit Penal të ulet për një të tretën. Tani në praktikë, në rastet anonime, gjykatat e përdorin shumë provën, që nuk është keq, por në rastet e ekspozuara publikisht gjykojnë nën presionin e publikut", thotë profesori Kalajxhiev në një intervistë për "Sloboden Peçat". sa/

Foto: Sloboden peçat

QËNDRONI TË LIDHUR