• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kacarska: Vullneti i shtetit ligjor është më i fuqishëm se të gjitha anomalitë sistematike politike

Kacarska: Vullneti i shtetit ligjor është më i fuqishëm se të gjitha anomalitë sistematike politike

Shkup, 15 mars 2024 (MIA) - Gjashtëdhjetë vjet nga ekzistimi i  Gjykatës Kushtetuese është vetëm një konfirmim i kapaciteteve të sistemit tonë dhe një dëshmi dhe qasje e palëkundur në ndërtimin e shtetit ligjor. Duke pasur parasysh matricën kushtetuese dhe ligjore, nuk mundet e të mos konstatohet se vullneti i sundimit të ligjit është më i fuqishëm se të gjitha anomalitë politike sistematike, tha Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në hapjen e sotme të konferencës ndërkombëtare "Mbrojtja kushtetuese-gjyqësore e lirisë së mendimit dhe lirisë së të shprehurit të mendimit"  me rastin e shënimit të 60 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kacarska theksoi se shteti ynë, duke kaluar përmes disa transformimeve kushtetuese, shënon zhvillim të vazhdueshëm.

"Vetë fakti që ky jubile është dyfishë më i gjatë se mëvetësia jonë si shtet çon në atë se gardianët e Kushtetutës, përmes të gjitha rrjeteve dhe komplekseve, kanë treguar vendosmëri dhe prirje drejt parimeve dhe vlerave juridike", tha ajo.

Sipas Kacarskës, ky jubile jep mundësi të shihet prapa, por edhe obligim që të shihet në sfidat e ardhshme. Ajo theksoi se ka nevojë për zgjerimin e Gjykatës Kushtetuese në fushën e mbrojtjes individuale.

"Në teorinë kushtetuese juridike ajo mundësi përkufizohet si padi kushtetuese apo ankimim kushtetues, në praktikë do të nënkuptonte mbrojtjen e të gjitha lirive dhe të drejtave të qytetarëve", shtoi ajo.

Angazhimet e tyre, siç tha ajo, kanë qenë pikërisht në drejtimin e zbatimit të ankimimit kushtetues, si instrument personal që i hap rrugën ndryshimit të atributeve thelbësore të Gjykatës Kushtetuese.

Kacarska u bëri thirrje bartësve të posteve më të larta shtetërore që të ndikojnë në proceset e plotësimit dhe forcimit të Gjykatës Kushtetuese dhe inkurajoi qytetarët që të kërkojnë mbrojtje ligjore nga Gjykata Kushtetuese, para se, siç tha ajo, "të ekspozohen ndaj pasojave financiare jashtë shtetit".

Në hapjen e konferencës ndërkombëtare fjalim do të kenë dhe Stevo Pendarovski president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevski kryetar i Kuvendit, Talat Xhaferi kryetar i Qeverisë, Krenal Lloga ministër i Drejtësisë, ambasadori Kilian Uall shef i misionit të OSBE-së në Shkup, Anxhela Prajs Ageler ambasadore e SHBA-së, Petra Dreksler ambasadore e Republikës federale te Gjermanisë dhe Ben Nupnau, ndihmës-shef i Misionit të delegacionit të BE-së.

QËNDRONI TË LIDHUR