• e diel, 22 dhjetor 2024

Kacarska: Konsideroj se Udhëzimi për mbajtjen e evidencës amë është në kundërshtim me Kushtetutën

Kacarska: Konsideroj se Udhëzimi për mbajtjen e evidencës amë është në kundërshtim me Kushtetutën

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Mendoj se Udhëzimi për mbajtjen e evidencës amë është në kundërshtim me Kushtetutën, ka dispozita që shkelin Kushtetutën, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska në brifingun e sotëm me gazetarë.

Në lidhje me formimin e lëndës me iniciativë vetanake, në të cilin zhvillohet procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së "Udhëzimit për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit për mënyrën e ruajtjes dhe mbajtjes së librave amë dhe regjistrave, dhënien e certifikatave, transkripteve dhe kopjeve të bazuara në librat amë, kryerja e procedurës dhe krijimi i procesverbalit për fëmijë të gjetur, ripërtëritje të librave të shkatërruar, të dëmtuar ose të zhdukur si dhe format e librave amë, regjistrin e librave amë, certifikatat e lëshuara në bazë të librave amë”, Kacarska informoi se lënda është dërguar në gjykatës.

"Lënda është para gjykatësit dhe është caktuar këshilltar i cili do të punojë në lëndën", ka deklaruar Kacarska me shpresë se së shpejti do të vihet në seancë.

Në pyetjen nëse objekt i nismës do të jetë vetëm akti nënligjor apo pjesa e Ligjit për evidencën amë, ajo tha se nuk e di se çfarë vendimi do të merret dhe theksoi se është formuar lëndë vetëm për udhëzime, çka më tej, do të shohim, tha ajo.

"Gjatë procedurës a do t'i referohemi ligjit apo në ndërkohë do të ketë ndonjë iniciativë, apo ndoshta ne do të formojmë lëndë edhe për ligjin, kjo është diçka që mund ta diskutojmë më pas. Në këtë fazë është formuar lëndë për udhëzim, çka më tej do të shohim", tha ajo.

Kacarska informoi se për momentin punohet në lëndët për Korridorin 8 dhe 10D dhe atë për transportin e nxënësve të shkollave të mesme.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR