• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kabineti izraelit i sigurisë miratoi një operacion të kufizuar në Rafah

Kabineti izraelit i sigurisë miratoi një operacion të kufizuar në Rafah

Jerusalem, 10 maj 2024 (MIA) - Kabineti izraelit i sigurisë mbrëmë votoi për zgjerimin e forcave izraelite të sigurisë (IDF) në Rafah, por pa kaluar kufirin në atë që SHBA-ja e konsideron "operacion të madh".

Presidenti amerikan Xho Bajden paraprakisht këtë javë paralajmëroi se do të ndalojë dërgimin e disa armëve sulmuese në Izrael nëse IDF do të hyjë në qendrat me popullsi në Rafah, ku janë strehuar më shumë se një milion civilë.

Portali amerikan "Aksios" (Axios) duke iu referuar dy burimeve të paidentifikuara publikoi se zgjerimi i operacionit në Rafah do të kufizohet mjaftueshëm që të mos shqetësohet administrata e Bajdenit, ndërsa një burim i tretë paralajmëroi se lëvizjet e SHBA-së mund të interpretohen si një hap shumë larg.

Ministrat e ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotriç votuan kundër vendimit për një operacion të kufizuar në Rafah, por u mbivotuan. ls/

foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR