• e diel, 22 dhjetor 2024

Kabineti i Vellkovskit reagimet e QPS-së i vlerësoi si sulm të orkestruar, ata, ndërkaq prej tij kërkuan kërkim-falje

Kabineti i Vellkovskit reagimet e QPS-së i vlerësoi si sulm të orkestruar, ata, ndërkaq prej tij kërkuan kërkim-falje

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Sulm i orkestruar pas kumtimeve të djeshme për krim të kryer nga ana e personave udhëheqës në QPS nuk do ta lëkundë opinionin që ta marrë vesh të vërtetën se si është paguar ndihma sociale dhe pensionet sociale. Ky sulm ka emër dhe mbiemër, ndërsa opinioni e din shumë mirë kushtë është ai, reagoi sot përmes kumtesës Ministria e Punës dhe Politkës Sociale, kryesuar nga ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, pas reagimit me shkrim të disa qendrave për punë sociale në vend, ku kërkohet kërkim-falje për çrregullim të integritetit të të punësuarve të tyre.

"Pas konferencës së djeshme për shtyp në sipërfaqe doli partizimi i ashpër i Minitsrisë bga ministrat e kaluar. Prej dje jemi dëhmitarë edhe të presioneve ndaj të punësuarve dhe inspektorëve të mos parashtrojnë të dhëna për keqpërdorimet e zbuluara. Drejtorët e qendrave për punë sociale, të cilët janë vendosur nga ministrat e kaluar të LSDM-së, zbulimin e pageave të paligjshsme të ndihmës sociale e paraqesin soi ofendim ndaj të punësuarve", thuhet në reagimin e sotëm të MPPS-së.

Nga atje shtojnë se në konferencën për shtyp në asnjë moment nuk është potencuar se kush janë personat përgjegjës të përzier në këto keqpërdorime, por ceken se në këtë janë të përfshirë disa persona dhe se procedurat e mëtutjeshme do ta konstatojnë përgjegjësinë.

"Të nderuar drejtorë të qendrave për punë sociale. Nëse dëshmohet se pas zbulimit të këtij skandali bëni së paku një ndërprerje të ndihmës sociale, në të cilën bazë e cekëm nëse do ta ndërmerrni tërë përgjegjësinë për keqpërdorim të pagesës së mjeteve të personave të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore me muaj apo vite prapa", thuhet në reagim.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Vellkovski dje deklaroi se ka njohuri për keqpërdorime të sistemit për mbrojtje sociale me të cilat, sipas informatave fillestare, 2.252 personave, në mënyrë të paligjshsme u janë paguar mjete për ndihmë sociale si dhe për pension social, edhe pse nuk i kanë përmbushur kushtet.

Sipas njohurive, ssiç tha ai, manipulimi është sitematik ndërsa në të me siguri kanë qenë të përfshirë disa persona.

Menjëherë reagoi Каbineti i zëvendësministres plotëssuese të Punës dhe Politkës Sociale, Jovanka Trençevska, ku u demantuan deklaratat e Vellkovskit.

Министерката за труд и социјална политика Јованка Тренчевска денеска ќе присуствува на промоцијата на првата единица за живеење со поддршка, лоцирана во Велес. 

Siç sqarojnë nga Kabineti i Trençevskës, ajo në janar ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, për këmbim të të dhënave për posedim të automjetit motorizues në kohë reale.

Para nënshskrimit të memorandumit, siç shtojnë nga Kabineti i Trençevskës, të dhënat me MPB-në janë këmbyer në nivel mujor me parashtrim të kërkesës për kontroll të informatave.

Sot drejtorët e disa qendrave për punë sociale në vend reaguan ndaj deklaratës së minitrit teknik Vellkovski.

Ata kërkojnë kërkim-falje për prishje të integritetit të të punësuarve, duke cekur se kurfarë lojëra politike nuk guxojnë ta ofendojnë profesionalitetin e tyre. Reagimi ishte dërguar nga qendrat për punë sociale nga Manastiri, Prilepi, Vallandova, Probishtipi, Gostivari, Makedonski brodi, Kavadari, Gjevgjelia. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR