• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka para për zgjidhjen e rrëshqitjeve në magjistralen Kërçovë-Ohër, pohon Boçvarski.

Ka para për zgjidhjen e rrëshqitjeve në magjistralen Kërçovë-Ohër, pohon Boçvarski.

 Shtip, 5 prill 2024 (MIA)  - Mjete ka për zgjidhjen e 13 rrëshqitjeve të reja në autostradën në ndërtim Kërçovë-Ohër, theksoi sot nga Shtipi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve: Kush garanton. se nuk do të ketë rritje të mjeteve për këtë autostradë, pasi afati për ndërtim u prolongua.

Sipas Boçvarskit, është e rëndësishme që sa më parë të bëhen zgjidhje teknike për rrëshqitjet që kanë ndodhur dhe të vazhdohet me realizimin dhe ndërtimin. 

 "Sa i përket realizimit të autostradës Kërçovë  - Ohër, tashmë kemi paralajëruar se sipas udhëzimeve të inxhinierit mbikëqyrës dhe të gjithë ekipit që punon nga ana e mbikëqyrjes dhe ekspertëve të FIDIK, është dhënë rekomandim për vazhdimin e afatit për shkak të 13 rrëshqitje të reja të cilat u shfaqën. Siç e dini, ka ende mjete që janë vënë në dispozicion për t'u realizuar pikërisht për shkak të kësaj prandaj nuk janë kërkuar fonde të reja për realizimin e kësaj autostrade. Pra, ka fonde. Është e rëndësishme që sa më shpejt të bëhen zgjidhje teknike për rrëshqitjet e tokës dhe të vazhdohet me realizimin dhe ndërtimin e këtij seksioni të Korridorit 8", tha Boçvarski gjatë inspektimit të sotëm të ndërtimit të pendës në lumin Otinjë në Shtip.

 Deputetët para fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale  votuan plotësime ligjore me të cilat prolongohet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër deri në fund të vitit 2026.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR