• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka ndërruar jetë një diplomat francez i cili të mërkurën ishte plagosur në një sulm me bomba në Gazë

Ka ndërruar jetë një diplomat francez i cili të mërkurën ishte plagosur në një sulm me bomba në Gazë

Paris, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Një diplomat francez ka humbur jetën nga lëndimet e mara këtë javë gjatë një sulmi izraelit me bomba në Rripin e Gazës, njoftoi Ministria franceze e Punëve të Jashtme, transmetoi DPA.

Nëpunësi ishte strehuar në shtëpinë e një prej kolegëve të tij nga konsullata franceze në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, në afërsi të kufirit me Egjiptin, me edhe dy kolegë dhe anëtarë të familjes, njoftoi ministria franceze. 

Të mërkurën, shtohet në kumtesën e MPJ-së franceze, të transmetuar nga DPA, shtëpia në Rafah ishte goditur nga bombardimi izraelit, me çka diplomati francez ishte plagosur, ndërsa në sulm kanë humbur jetën rreth 10 persona. Diplomati, i cili në shërbim ishte nga viti 2002, më vonë iu nënshtrua plagëve.

"Franca e dënon bombardimin e ndërtesës banesore, që shkaktoi vdekjen e shumë civilëve", njoftoi MPJ franceze dhe shtoi se kërkon që autoritetet izraelite sa më shpejtë t'i zbardhin rrethanat e këtij sulmi me bomba. 

Shefja e diplomacisë franceze Ketrin Kolona sot në Tel Aviv duhet të ketë një seri bisedimesh me përfaqësuesit izraelitë. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR