• e enjte, 04 dhjetor 2025

Ka ndërruar jetë ish-presidenti rumun Jon Iliesku

Ka ndërruar jetë ish-presidenti rumun Jon Iliesku

Bukuresht, 5 gusht 2025 (MIA) - Ish-presidenti rumun Jon Iliesku ka ndërruar jetë sot në moshën 96 vjeçare, njoftoi kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Sorin Grindeanu.

Iliesku u shtrua në spital në fillim të qershorit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për kancer në mushkëri, ndërsa në ditët e fundit gjendja e tij është përkeqësuar.

Jon Iliesku ka qenë president i Rumanisë dy herë - nga viti 1990 deri në vitin 1996 dhe nga viti 2000 deri në vitin 2004. mb/

Foto: Uikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR