• e mërkurë, 03 korrik 2024

Ka filluar heqja e gypit të djegur në urën "Bellasica"

Ka filluar heqja e gypit të djegur në urën

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Kanë filluar aktivitetet në terren për heqjen e gypit të djegur të ngrohjes në urën "Bellasica", njoftojnë nga SHA EMV.

Nga aty bëjnë të ditur se do të bëhen të gjitha përpjekjet që demontimi të përfundojë në një kohë sa më të shkurtër.

"Fillimi i aktiviteteve për rehabilitimin e tubacionit të djegur të ngrohjes është i ndërlidhur me përfundimin e të gjitha veprimeve në urë nga institucionet dhe kompanitë përkatëse të përfshira. Edhe krahas djegies së urës "Bellasica", në sezonin e ardhshëm të ngrohjes, i cili fillon në tetor të vitit 2023, do të ketë furnizim të sigurt dhe të pandërprerë të energjisë termike për të gjithë konsumatorët e lidhur në rrjetin e shpërndarjes", thuhet në komunikatë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR