Këshilli rus për siguri kombëtare pohon se Ukraina qëndron pas sulmit në sallën e koncerteve
- Edhe krahas pohimeve të Shtetit Islamik, sekretari i Këshillit për siguri kombëtare të Rusisë, Nikollaj Patrushev e akuzoi Ukrainën për sulmin në afërsi të Moskës të premten e kaluar.
- Post By Besnik Shuki
- 17:12, 26 mars, 2024
Moskë, 26 mars 2024 (MIA) - Edhe krahas pohimeve të Shtetit Islamik, sekretari i Këshillit për siguri kombëtare të Rusisë, Nikollaj Patrushev e akuzoi Ukrainën për sulmin në afërsi të Moskës të premten e kaluar.
Sipas mediumeve ruse, në pyetjen e gazetarëve nëse Shteti islamik ose Ukraina qëndrojnë pas sulmit në sallën e koncerteve "Krokus", ku humbën jetën të paktën 139 persona, Patrushev u përgjigj: "Ukraina, kuptohet", njoftoi DPA.
Ai nuk sqaroi se si erdhi ky vlerësim.
Shteti Islamik tashmë disa herë e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin në Moskë. bsh/
Foto: MIA arkiv