Këshilli për Siguri kombëtare i SHBA-së kumtoi se sulmi ndaj Izraelit do të zhvillohet gjatë disa orëve
- Zëdhënësja e Këshillit amerikan për siguri kombëtare, Adrien Uotson kumtoi se presidenti amerikan Xho Bajden rregullisht informohet për situatën nga ekipi i tij për siguri kombëtare dhe do të takohet me ta pasdite në Shtëpinë e Bardhë.
- Post By Besnik Shuki
- 00:56, 14 prill, 2024
Uashington, 14 prill 2024 (MIA) - Zëdhënësja e Këshillit amerikan për siguri kombëtare, Adrien Uotson kumtoi se presidenti amerikan Xho Bajden rregullisht informohet për situatën nga ekipi i tij për siguri kombëtare dhe do të takohet me ta pasdite në Shtëpinë e Bardhë.
"Ky sulm me siguri do të zhvillohet gjatë disa orëve", shtoi ajo.
"Presidenti Bajden ishte i qartë. përkrahja e jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. SHBA-ja do të qëndrojë pas popullit të Izraelit dhe do ta përkrahin mbrojtjen e tyre nga këto kërcënime nga Irani", ka shkruar Uotson në X. bsh/