• e hënë, 25 nëntor 2024

Këshilli i Sigurimit i Filipineve do të diskutojë kërcënimin për të vrarë presidentin e vendit

Këshilli i Sigurimit i Filipineve do të diskutojë kërcënimin për të vrarë presidentin e vendit

Manila, 24 nëntor 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Filipineve do të diskutojë zyrtarisht kërcënimin e dyshuar për të vrarë presidentin e vendit, Ferdinand Markos Junior, të dërguar nga zëvendëspresidentja Sarah Duterte, tha sot këshilltari për sigurinë kombëtare Eduardo Ano.

Ai e përshkroi atë si "një çështje të sigurisë kombëtare".

Sarah Duterte, në një brifing të tensionuar të mëngjesit dje, tha se kishte folur me një person që ajo e përshkroi si një vrasës të mundshëm, të cilin ajo tha se kishte udhëzuar të vriste Markosin, gruan e tij dhe kryetarin e parlamentit të Filipineve në rast se ajo vritet.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Eduardo Ano tha se qeveria i konsideron të gjitha kërcënimet ndaj presidentit "serioze" dhe njoftoi bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe inteligjencës, të cilat do të hetojnë kërcënimin dhe autorët e mundshëm.

"Të gjitha kërcënimet për jetën e presidentit do të hetohen dhe do të konsiderohen si çështje e sigurisë kombëtare", tha Ano në një kumtesë.

Në përgjigje të kërcënimit të Sarah Dutertes, Komanda e Sigurisë Presidenciale të Markos tha se ka forcuar protokollet e sigurisë. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR