• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i PP-së njëzëri e shkarkoi Vilma Ruskoskën

Këshilli i PP-së njëzëri e shkarkoi Vilma Ruskoskën

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme të 90-të njëzëri e shkakroi shefen e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit  (PTHP NKOK) Vilma Ruskoskën nga funksioni prokurore publike.   

Për shkak të  mbrojtjes së reputacionit dhe integritetit të prokurorëve publikë kundër të cilëve po zhvillohet procedura, publiku u përjashtua nga debati rreth kësaj pike, ndëlrsa votimi ishte publik. Këshilli fillimisht njëzëri e refuzoi si të pabazuar ankesën e Ruskovskës lidhur me propozimin për shkarkimin e saj, e më pas njëzëri e miratoi edhe propozimin e Komisionit për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për shkarkimin e saj.

Kryetarja e Këshillit të PP-së Dushica Dimitrieska, pas seancës në një deklaratë për mediat, tha se shkarkimi i Ruskoskës është për shkak të shkeljes së rëndë disiplinore, ndërsa veprimet të cilat i ka ndërmarrë do të përshkruhen në detaje në vendimin me shkrim, i cili do të shpallet publikisht.

"Vendimi i përgatitur me shkrim do të publikohet në faqen e Këshillit të PP-së dhe do të mund detajisht të njiheni me të", tha Dimitrieska.

Lidhur me vendimin për uljen e pagës për 30 për qind në kohëzgjatje prej gjashtë muajve të prokurores publike Ivana Trajçevska, Dimitrieska tha se ai është miratuar sot dhe është në fuqi,  dhe Sektori për Punë Financiare në PPRMV-së duhet ta zbatojë.

 Pas zbatimit të procedurës disiplinore kundër tri prokuroreve publike dhe shqyrtimit të raportit të prokurorit raportues, Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mars të këtij viti ka paraqitur propozim për shkarkimin e ish-shefes të PTHP NKOK  Vilma Ruskovska, propozim për masë disiplinore - ulje të pagës në vlerë prej 30% të pagës të paguar neto për kohëzgjatje prej 6 muajsh për prokuroren publike Ivana Trajçevska, ndërsa për prokuroren publike Elizabeta Josifovksa vendim për lirimin nga përgjegjësia, pasi nuk është vërtetuar se ka kryer shkelje të rëndë disiplinore të nenit 91 paragrafi 6 të Ligjit për Prokurorinë Publike.

 Pas debatit në Drejtorinë e Policisë Financiare nga ana e PTH NKOK të kryer më 18 korrik të vitit të kaluar, prokurori publik republikan Lubomir Joveski e ka suspenduar Ruskovskën nga puna dhe ka marrë vendim për hapjen e procedurës disiplinore ndaj tri prokuroreve.

Këshilli në seancën e sotme,  ndër të tjera, ka marrë edhe vendim për formimin e komisioneve për përgatitjen e listës së kandidatëve edhe për zbatim për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë nga rajoni i Prokurorisë së Lartë Publike Shtip. 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR