• e premte, 22 nëntor 2024

Këshilli i BE-së i bëri thirrje vendit t'i përgatisë Udhërrëfyesit për hapje të negociatave pas Klasterit 1 - "Vlerat themelore

Këshilli i BE-së i bëri thirrje vendit t'i përgatisë Udhërrëfyesit për hapje të negociatave pas Klasterit 1 -

Bruksel, 9 nëntor 2023 (MIA) - Këshilli i përfaqësuesve të përhershëm të BE-së e miratoi Letrën me të cilën i bëhet ftesë vendit t'i përgatisë Udhërrëfyesit për sundim të së drejtës dhe për reformë të administratës publike për hapje të negociatave për Klasterin 1 - "Vlerat themelore".

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, vendimi u soll në mbledhjen e djeshme të Këshillit të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE - KOREPER 2, që e përbëjnë shefat e misioneve dhe i cili kryesisht merret me çështje politike, financiare dhe çështje lidhur me politikën e jashtme.

Lidhur me vendimin e Këshillit, minsitri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Fejsbuk kumtoi se me këtë, është kryer me sukses edhe një obligim i cili na çon më afër hapjes së klasterëve dhe kapitujve në drejtim të integrimit të përshpejtuar në BE.

"Lajm i mirë nga Beukseli! Dje, Këshilli i BE-së e miratoi Letrën me të cilën jemi ftuar t'i përgatisim Udhërrëfyesit për sundim të së drejtës dhe për reformë të administratës publike për hapje të Klasterit 1 - Themelet", theksoi Osmani në Fejsbuk.

Komisioni evropian në fillim të gushtit e publikoi dhe ia dërgoi vendit Projekt skriningun e Raportit për Klasterin 1 - "Vlerat themelore", i cili përmban vlerësime të bazuara në informata të marra gjatë skriningut, në dialogun që po zhvillohet në kuadër të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, si dhe në Raportet vjetore të Komisionit evropian, të cilët janë pjesë e Pakos për zgjerim të BE-së.

Raporti shfaq gjendjen lidhur me sferat e përfshira me këtë Klaster dhe jep udhëzime për reformat e ardhshme të cilat vendi duhet t'i zbatojë në fushën e sundimit të së drejtës, reformave në jurisprudencë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të drejtave të njeriut, si dhe ta përforcojë funksionimin e institucioneve demokratike dhe rerformën në administratën publike, me qëllim të përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Union.

Në Raportin e publikuar dje për përparimin e vendit në rrugën evropiane ceket se nuk ka përparim në pjesën e gjyqësisë dhe luftën kundër korrupsionit gjatë periudhës raportuese dhe se sistemi gjyqësor është mes nivelit të caktuar dhe të matur të gatishmërisë. Në pjesën, ndërkaq të luftës kundër krimit të organizuar është notuar përparim i caktuar dhe se ka nivel të caktuar të përgatitjes.

Lidhur me të drejtat e njeriut ceket se vendi i përmbushë obligimet e veta të përgjithshme, por legjislatura duhet të zbatohet në mënyrë më të sistemuar dhe se korniza juridike për respektim të të drejtave pjesërisht është harmonizuar me të drejtën dhe standardet e BE-së.

Në pjesën e institucioneve demokratike notohen përpjekjet për prëforcim të demokracisë, por ceket polarizimi politik në Parlament, i cili po e shtyn miratimin e shumë ligjeve reformuese dhe emërimeve të rëndësishme dhe bëhet thirrje për debat konstruktiv dhe inkluziv politik për prëforcim të rolit parlamentar.

Kur bëhet fjalë për administratën publike, është cekur përparim i kufizuar me miratimin e strategjisë së re për reformë të saj dhe vlerësohet se vendi mbetet mesatarisht i prëgatitur lidhur me këtë çështje. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR