Këshilli i BE-së bëri thirrje për rritje të monitorimit ndaj përpjekjeve për ndërhyrje nga jashtë në zgjedhje
- Këshilli i BE-së sot u bëri thirrje vendeve dhe institucioneve evropiane që të rrisin monitorimin e përpjekjeve për ndërhyrje nga jashtë në procesin demokratik evropian. Në thirrjen theksohet se bashkëpunimi i BE-së për këtë çështje duhet të përmirësohet pa penguar debatin e hapur demokratik.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:35, 21 maj, 2024
Bruksel, 21 maj 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot u bëri thirrje vendeve dhe institucioneve evropiane që të rrisin monitorimin e përpjekjeve për ndërhyrje nga jashtë në procesin demokratik evropian. Në thirrjen theksohet se bashkëpunimi i BE-së për këtë çështje duhet të përmirësohet pa penguar debatin e hapur demokratik.
“Miliarda qytetarë në mbarë botën po votojnë këtë vit, duke përfshirë edhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Demokracitë po përballen me sfida të reja, duke përfshirë taktika gjithnjë e më hibride kundër proceseve zgjedhore, duke hedhur dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve dhe dekurajimin e votuesve. Përveç dezinformatave nga jashtë, fushatat hibride mund të përfshijnë gjithashtu veprime dashakeqe në internet dhe me ndihmën e inteligjencës artificiale", thuhet në kumtesë.
Këshilli thekson rolin kyç të mediave të lira, të pavarura dhe pluraliste dhe nevojën për të përmirësuar arsimimin digjital dhe mediatik të qytetarëve në mënyrë që të rritet rezistenca e shoqërisë kundër përpjekjeve për ndërhyrje nga jashtë. qa/
Foto: arkivi i MIA-s